Spam, junk mail (material reklamues i marrë përmes e-mail) ose email unsoliced commercial (postë jo e kërkuar reklamuese) është mesazhi i padëshiruar shpesh me përmbajtje reklamuese. Përmbajtja e mesazheve është zakonisht ofertë për blerje të disa produkteve apo shërbimeve në internetit, shpejt dhe lehtë të dobësoheni dhe ngjashëm. Përveç në adresën tuaj u dërgohen edhe mijëra të tjerëve. Shembuj nga jeta e përditshme që janë të ngjashme me spamin në formë elektronike janë fletushkat të cilët i gjejmë në jetën e përditshme në sandëqe postare që na njoftojnë për produktet e tyre, uljen e çmimeve dhe kështu me radhë.
Spami nuk paraqet problem përderisa në postën elektronike arrijnë disa porosi të pa dëshiruara, që lehtë mund të fshihen. Megjithatë, problem është kur situata e tillë përsëritet çdo ditë në sasi më të mëdha dhe vështirë dallohet posta elektronike e duhur nga ato të pa dëshiruara.
Ekzistojnë disa mënyra për mbrojtje nga spami, por shpesh nevojitet kombinimi i tyre që të arrihet efekti i dëshiruar.
Masat për mbrojtje:
Lajmëroni marrjen e spam
Lajmëroni marrjen e spam postës në Drejtorin për mbrojtjen e të dhënave personale. Udhëheqja e procedurës dhe zbulimi i identitetit të vërtet të dërguesit nganjëherë është shumë e vështirë që të zbulohet. Por Drejtoria do t'i ndërmerr të gjitha masat të cilët janë nën kompetencat e saja për përcaktimin e cenimit të së drejtës së mbrojtjes të të dhënave personale, dhe zbulimi i identitetit të dërguesit.