Paraqit shkelje të së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale

Nëse konsideroni se me përpunimin e të dhënave Tuaja personale janë shkelur dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, mund të parashtroni Kërkesë në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Për këtë qëllim është e nevojshme t’i shënoni të dhënat personale për ju, si dhe të dhënat në lidhje me kontrolluesin (personin fizik ose juridik) për të cilin mendoni se ka shkelur të drejtën tuaj në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale.

Nuk mund të parashtrohet Kërkesë kundër kontrolluesit të panjohur.

Volumi i të dhënave që i nevojitet Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të veprojë në bazë të kërkesës suaj, janë të theksuara më hollësisht në lidhjen.

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale do të vendosë me Aktvendim mbi kërkesën tuaj.

Hapat për të plotësuar Kërkesën:

1. Në formular, së pari shënoni të dhënat Tuaja personale dhe të dhënat në lidhje me kontrolluesin (emërtimin, d.m.th. emrin dhe mbiemrin e kontrolluesit i cili i ka keqpërdorur të dhënat tuaja personale ose keni informacione se ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale).

2. Pastaj, shkurtimisht përshkruani se çka përmban shkelja dhe përshkruani se çfarë keni bërë deri më tani, nëse keni kontaktuar me oficerin (zyrtarin) për mbrojtjen e të dhënave personale të kontrolluesit dhe nëse keni marrë përgjigje nga kontrolluesi në rastin konkret.

3. Në shtojcë dorëzoni kopjet e korrespondencës midis jush dhe kontrolluesit, si dhe prova të tjera nëse keni.

4. Kërkesa duhet patjetër të nënshkruhet personalisht, nëse parashtrohet në mënyrë elektronike kompletohet me emrin e shtypur të nënshkruesit dhe të lidhet me nënshkrim elektronik të pranuar përgjithësisht në përputhje me rregulloret që rregullojnë përdorimin e dokumenteve elektronike, nënshkrimit elektronik dhe vulës elektronike si dhe shërbimeve elektronike të besueshme në procedurat administrative dhe gjyqësore.

Kërkesa mund të parashtrohet në formë të shkruar në zyrën e regjistrimit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ose në mënyrë elektronike në lidhjen.

Kërkesa duhet të nënshkruhet personalisht nga parashtruesi.

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale mund t'ju kontaktojë për procedim të mëtejshëm.