Ndërprerja e shfrytëzimit të të dhënave personale

Çdo qytetar ka të drejtë të kërkojë nga kontrolluesi që udhëheq përmbledhje me të dhëna personale ta ndërpresë përpunimin e të dhënave personale që kanë të bëjnë me atë. Nuk ekziston formë e ashpër që duhet të përmbajë dhe si duhet të duket kërkesa, por më e dëshiruar është t'i shënoni këto të dhëna:

  • Identitetin Tuaj dhe të dhënat personale në të cilat Ju thirreni.
  • Kur përpunimi i të dhënat personale konsideroni se është joligjor.
  • Kur të dhënat personale shfrytëzohen për qëllime tjera, por jo për qëllimin që keni dhënë pëlqim.
  • Pasojat e dëmshme eventuale nga përpunimi i tillë.
  • Në cilin afat dëshironi të ndërpritet përpunimi i të dhënave Tuaja personale (ai duhet të jetë ndonjë afat i arsyeshëm)

Çdo herë duhet të ruani kopje nga kërkesat që i parashtroni te kontrolluesit, por edhe nga përgjigjet që i keni marrë si dhe korrespodencën gjithëpërfshirëse. Të njëjtat mund t’i shfrytëzoni si dëshmi në rast të kontekstit administrativ para gjykatës apo nëse parashtroni kërkesë në Drejtori.