Bashkëpunimi ndërkombëtar

Njëra ndër prioritetet e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është mirëmbajtja e bashkëpunimit proaktiv në nivel ndërkombëtar. Përcaktimi i këtillë është determinuar si njëra ndër kompetencat e Agjencisë  për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, të paraparë me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, neni 41, paragrafi 1, alineja 17,'' realizon bashkëpunim ndërkombëtar në sferën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe merr pjesë në punën e organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve të përfshira në mbrojtjen e të dhënave personale''.

Nevoja për realizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar e imponon zhvillimin bashkëkohor teknologjik, ku transferimi dhe shkëmbimi i të dhënave ngel pa afat dhe për të cilën nuk ekziston kufij. Sot, në erën e vendosjes së standardeve të njejta në çdo sferë, duke përfshirë dhe në mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale, nga shkalla e bashkëpunimit të vendosur ndërkombëtar varet edhe zhvillimi i organeve të veçanta për  garantimin e drejtës së privatësisë, siç është Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Kontrollimi i dokumenteve bazë nga kjo sfere edhe atë Direktiva 95/46/EC e Parlamentit Evropian dhe Këshillit për Mbrojtjen e Individit lidhur me përpunimin e të dhënave personale dhe qasjes së lirë të të dhënave të tilla dhe Konventa 108 për Mbrojtjen e Personave lidhur me përpunimin automatik të të dhënave personale të Këshillit të Evropës, është mënyra të cilën e siguron harmonizimi i Agjencisë me standardet evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale.

Aktivitet të cilit i dedikojmë kujdes të detyrueshëm është pjesëmarrja e Agjencisë në punën e organeve dhe trupave ndërkombëtare për mbrojtjen e të  dhënave personale. Përmes participimit aktiv, shkëmbim të mendimit, në mënyrë të drejtpërdrejtë kontribuojmë në krijimin e rrjedhave të ardhshme për mbrojtjen e privatësisë. I potencojmë kushtet në të cilën mbrohen të dhënat personale te ne dhe kemi mudësin t'i percjellim nevojat rrjedhëse të imponuara për zbatimin e mekanizmave dhe stadardeve në mbrojtjen e të dhënave personale.

Njëherit, Agjencia vendos bashkëpunim dypalësh me vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe nga rajoni. Bashkëpunimi i drejtpërdrejtë na mundëson shkëmbim të njohurive dhe përvojave me kolegët e vendeve tjera, përmes të cilës në mënyrë adekuate e gjejmë rrugën për punë efektive dhe efikase, i përshtatim metodat e reja në punë në kushte tona, i ndajmë përvojat dhe shtjerim energji për punë më të mirë.  Deri më tani përmes bashkëpunimit të vendosur bilateral Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka të nënshkruar 14 Deklerata për bashkëpunim, dhe me atë me organet për mbrojtjen e të dhënave personale të Bullgarisë, Malit të Zi, Gjermanisë(Berlin), Danimarkës, Lituanisë, Polonisë, Romanisë, Koracisë, Italisë, Sllovenisë, Çekisë, Rusisë, Kosovës dhe Estonisë.

Agjencia është anëtare e barabartë me të drejtë vote në Komitetin Konsultativ(TPD) të Këshillit të Evropës të Konventës për mbrojtjen e individëve lidhur me përpunimit automatik të të dhënave personale,(Konferencë pranverore) Konventës së Organeve Qendore dhe Lindore,Organet Evorpiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Grup Pune për policinë dhe gjyqësinë, Konferenca Ndërkombëtare e Komesarëve për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Privatësisë, Grupi Ndërkombëtar i Punës për Mbrojtjen e të dhënave Personale në sferën e telekomunikacioneve, punëtorit case handling. Gjithashtu, Agjencia ka stuatusin e mbykëqyrësit në Grupin e 29-të të Punës të Bashkimit Evropian.